E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzohej per vrasjen  e ish-policit, lirohet i forti i rrugës “Myslym Shyri”
Lajme

Akuzohej per vrasjen e ish-policit, lirohet i forti i rrugës “Myslym Shyri”

Gjergj Cukali, i konsideruar si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri” është liruar. Katër muaj më parë ai u arrestua si vrasës me pagesë i ish-policit, Arben Bilali.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit të Tiranës, ndërsa Cukali ka lënë dhomat e paraburgimit.

Prokuroria në atë kohë do të deklaronte se kishte gjetur prova shkencore dhe se ADN e tradhtonte në mjetin ku u krye ekspertiza.

Gjykata e Tiranës e la në arrest me burg, ndërsa Gjykata e Apelit thotë se provat janë të pamjaftueshme dhe i ka dhënë masën e detyrimit me paraqitje.

Ndërkohë për këtë vrasje në 2 maj 2019 policia e Tiranës arrestoi Arben Tirana (Xhetani), banues në Shkozë, i proceduar disa herë për vjedhje. Momentalisht Xhetani ndodhet në masën e “arrestit në burg” të caktuar nga gjykata e Tiranës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.