E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzohet për dhunë në familje, Apeli liron nga burgu Robert Kullën
Lajme

Akuzohet për dhunë në familje, Apeli liron nga burgu Robert Kullën

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka zbutur masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për Robert Kullën, djalin e Nehat Kullës.

Ronert

Ai u arrestua me 1 Qershor nën akuzën e dhunës në familje.

Sipas policisë, 43-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj njerkës së tij që më herët është pajisur edhe me urdhër mbrojtje.

Mësohet se shkak për konfliktin e vazhdueshëm me Kullës dhe bashkëshortes së Nehat Kullës është bërë pronësia për vilën e këtij të fundit që ndodhet në zonën e Tufinës në Tiranë.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi kallëzimin e shtetases me iniciale L. K, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasiit me iniciale R. K, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë  ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim, shtetasin me iniciale R. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 277 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1443 Regj.Them, datë 03.06.2024, ka vendosur:

  • Vlerësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit K.
  • Caktimin si masë së sigurimit personal ndaj personit nën hetim K atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 277 të Kodit Penal.
  • Urdhërohet policia gjyqësore që ta çojë menjëherë në një institur paraburgimi personin nën hetim K.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale R. K, i cili kërkoi prishjen e vendimit, lirimin e menjëhershëm pasi nuk e ka kryer veprën penale. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 14.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 1443 Regj.Them, datë 03.06.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me këto ndryshime:

– Caktimin ndaj të dyshuarit R. K të masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke e urdhëruar të dyshuarin R. K të mos largohet nga banesa e tij…

– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit R. Knga IEVP “Jordan Misja” Tiranë, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

Tiranë, më 14.06.2024 

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.