Akuzohet për dhunë në familje. Detaje nga prangoja e 43-vjeçarit Kulla
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga, djalin e ‘gjeneralit të bandës famëkeqe në Tiranë’, Nehat Kullës. Mësohet se Robert Kulla është arrestuar për dhunë në familje.
Nehat Kulla dhe djali i tij
Paraprakisht sipas policisë, dyshohet se 43-vjeçari se ka dhunuar njerkën e tij.
Ndaj tij rëndojnë 3 vepra penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës”, thotë policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



