E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKUZOI TË DASHURËN SE KISHTE 4 LIDHJE PARALELE, REAGON SËRISH REZART VELESHNJA: ËSHTË JETA IME PRIVATE NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË ASNJË, SHIHEMI NË PROKURORI
Showbiz

AKUZOI TË DASHURËN SE KISHTE 4 LIDHJE PARALELE, REAGON SËRISH REZART VELESHNJA: ËSHTË JETA IME PRIVATE NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË ASNJË, SHIHEMI NË PROKURORI

Vetëm pak ditë më parë bënë bujë të madhe deklaratat e aktorit të ‘Portokallisë’, Rezart Veleshnja, i cili akuzonte të dashurën e tij për tradhti.

Ai publikoi në Instastory disa mesazhe që dëshmonin tradhtinë e partneres së tij me katër meshkuj të tjerë.

Më pas Rezarti mohoi gjithcka duke u shprehur se i kishin vjedhur adresën e Instagramit dhe  ai nuk ka ditur asgjë, pasi ishte në një udhëtim për 13 orë në Washington.

Mirëpo, së fundmi aktoria ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’ ku ka zbuluar gjithë ngjarjen. Sipas tij një person anonim bënte lojë të dyfishtë, pasi ndërkohë që kishte hakuar fillimisht profilin e Lorenës, kishte sajuar komunikime mes tij dhe Lorenës, të cilat më pas ia dërgonte Rezit

‘Lidhur me atë që ndodhi, ajo është jeta ime private dhe në jetën time private nuk ka të drejtë të ndërhyjë asnjë, ashtu si dhe unë nuk ndërhyj në jetën private të dikujt. Ajo që ndodhi ishte një akt i shëmtuar i bërë nga disa njerëz që nuk kanë punë, janë të papunë dhe kanë dashakeqësi brenda shpirtit të tyre. Për këta lloj njerëzish, unë kam lënë Prokurorinë, e cila ka filluar hetimet dhe ka filluar të kryejë punët e saj’ , ka thënë Rezarti.

Po ashtu si ka zbuluar se tashmë marrëdhënia e tij me partneren është shumë mirë dhe pas kësaj ngjarje është bërë edhe më e fortë.

‘Ajo që është kryesorja, është se marrëdhënia jonë është bërë më e fortë, pra, kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo që do të doja është që këtë histori t’ia lëmë në dorë vetëm Prokurorisë, pjesa tjetër nuk na intereson më’, përfundoi aktori.

4893e56942ad50ec1f7b0f0a66c233f5_L.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.