E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Al Pacino rrëfen përvojën afër vdekjes: S’pashë asnjë dritë të bardhë!
Lajme

Al Pacino rrëfen përvojën afër vdekjes: S’pashë asnjë dritë të bardhë!

Shpesh dëgjojmë raste të përvojave afër vdekjes, ku shumë njerëz tregojnë se kanë parë drita të bardha, u ka kaluar jeta e tyer për para syve në fragmente sekondash, ose kanë parë njëel tun apo fushë me lule. Megjithatë, rasti i aktorit të famshëm Al Pacino është krejt ndryshe.

Ai ka rrëfyer detaje rreth përvojës së tij pranë vdekjes ndërsa luftonte me COVID-19, ku për pak sa nuk humbi jetën.

84-vjeçari Pacino zbuloi se gjatë sëmundjes së tij, pulsi i ndaloi dhe ekipi i urgjencës luftoi për ta rikthyer në jetë.

“Unë nuk kisha puls,” tha ai për The New York Times Magazine. “Brenda pak minutash, ata ishin aty, ambulanca mbërriti në shtëpinë sime. Kishte rreth gjashtë paramedicë në dhomën e ndenjes dhe dy doktorë, të veshur me kostume që dukeshin sikur vinin nga hapësira.”

Aktori i “The Godfather” dhe “Scarface” rrëfeu se filloi të ndjehej keq dhe një prej punonjësve të tij thirri një nurse. Ai kishte temperatures dhe ishte dehidruar dhe humbi vetëdijen.

“Nuk pashë dritën e bardhë apo ndonjë gjë tjetër,” pranoi ai. “Nuk e kisha menduar kurrë në jetë, por e di si janë aktorët: tingëllon bukur të thuash ‘unë vdiqa një herë’. Po çfarë ndodh kur nuk ka më asgjë?”

Pavarësisht përvojës së frikshme, Pacino shprehet se është i lumtur që ka fëmijët e tij dhe një trashëgimi të gjatë kinematografike për të lënë pas.

Megjithatë, ai nuk duket i frikësuar nga vdekja. “Kështu është jeta,” tha ai, duke e marrë me qetësi. “Nuk e kërkova unë, thjesht vjen, siç vijnë shumë gjëra të tjera.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.