E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarm për eksploziv në Vlorë
Lajme

Alarm për eksploziv në Vlorë

Alarm për eksploziv në Vlorë.

E.S., 30 vjeç ka telefonuar Salla Operative Vlorë rreth orës 18:55, duke njoftuar se dyshon se rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip “Benz|, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dallon një qese plasmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip “Benz” gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë.

Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës thanë se janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.