E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarm tjetër për Gjirokastrën, sinoptikanët paralajmërojnë shtrëngata
Lajme

Alarm tjetër për Gjirokastrën, sinoptikanët paralajmërojnë shtrëngata

Në pesë qarqe të vendit do të ketë shtrëngata shiu gjatë pasdites së sotme. Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se reshjet e shiut që kanë përfshirë gjithë vendin do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Gjirokastrës. Ndërkohë, në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Temperaturat minimale në vend zbresin në 2 gradë në zonat malore deri në 15 gradë në zonat bregdetare. Era do të jetë e lehtë e deri mesatare në bregdet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.