Alarmi: 400 të mitur të përfshirë në vepra penale
Vendi ynë ka shumë probleme por kohët e fundit një problem me fëmijët e mitur po bëhet vërtet shqetësues.
Edukimi i fëmijëve dhe e ardhmja e tyre është çështja për të cilën duhet të shqetësohet më shumë një vend por me sa duket tek ne kjo shkon gjithnjë e më keq.
Gjithnjë e më shumë të miturit po përfshihen në vepra penale dhe numri i tyre është rritur lehtë në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016.
Kështu në vitin 2018, mbi 400 të mitur janë përfshirë në vepra penale dhe kryesisht me së shumti në vjedhje.
Sociologu Edmond Dragoti tha për Tv Klan:
“Janë grupe ose shtresa të migrimit të brendshëm të zonave rurale dhe që janë në procesin e tranzicionit të përshtatjes së kulturës me vendin pritës. Vëmendja duhet përqëndruar tek mosha e fëmijërisë, tek adoleshentët. Edukimi duhet të jetë i përkushtuar dhe shoqëria gjithashtu.Mendoj se është një problem serioz që nuk i përket vetëm të sotmes por edhe reflektimit në të ardhmen. Pasi të miturit që mësojnë modelin e krimeve dhe thyerjes së rregullit dhe ligjit, e reflektojnë këtë edhe në moshë të rritur. Fëmijët që kanë realizuar krime të caktuara, sjellje devijante kanë kapacitete t’i mbartin këto devijanca edhe në moshë të rritur”.
Ndërsa sipas juristëve në vendin tonë duhet të hapet edhe një gjykatë që merret vetëm me dënimin e të miturve.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



