Alarmi i KQZ: Në 30 KZAZ s’ka propozime për komisionerë, e patolerueshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një deklarate për mediat theksoi se është e patolerueshme situate e emërimit të komisionerëve në KZAZ.
Sipas zëdhënëses Drilona Hoxhaj në 30 KZAZ s’janë sjellë propozime për komisionerë.
“Partitë politike të përmbushin detyrimet e tyre, na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet, kjo situatë është e pa tolerueshme.
Të dorëzohen menjëherë emrat e komisionerëve të KZAZ”, tha ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



