E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmi i profesorit të mjekësisë Genc Sulçebe: Varianti Delta është dy deri në tre herë më infektues
Publik News

Alarmi i profesorit të mjekësisë Genc Sulçebe: Varianti Delta është dy deri në tre herë më infektues

Profesori i mjekësisë Genc Sulçebe të enjten deklaroi se përhapja e shprehur e variantit Delta të virusit SARS-CoV-2 e ka ndryshuar epidemiologjinë e Covid-19.

Genc Sulcebe

Në një shënim në Facebook, Sulçebe thekson se kofiçenti i riprodhueshmërisë së infeksionit në variantet e mëparshme ishte rreth 3, pra një i infektuar e transmetonte virusin në rreth 3 të tjerë, me variantin Delta ky tregues duket se lëkundet nga 5 në 9, pra ky variant është mjaft më ngjitës.

“Për rrjedhojë dhe përqindja e pragut të imunitetit të tufës nga rreth 65% që ishte me variantet e mëparshëm, llogaritet të jetë tani mbi 85%. Nga ana tjetër, duke qenë me infeksioz, ky virus po prek me shpejtësi jo vetëm personat e pavaksinuar por dhe një pjesë të atyre të vaksinuar, por që nuk kanë fituar mbrojtje të plotë imunitare nga vaksina dhe që përbëjnë të paktën 10% të personave të vaksinuar”, shkruan ai.

Sipas tij, ky fenomen po vihet re në mënyrë tipike në Izrael, ku 78% e popullatës mbi moshën 12 vjeç është e vaksinuar me të dy dozat e vaksinës Pfizer, por pavarësisht kësaj numri i rasteve të reja është rritur në 650 për 1 milion banorë në ditë.

Ai thekson se gjysma e këtyre rasteve të reja janë tek personat plotësisht të vaksinuar, kjo e ka detyruar Izraelin që të fillojë bërjen e dozës së tretë përforcuese të vaksinës Pfizer në të gjitha moshtat mbi 50 vjeç.

Shënimi i plotë:

Perhapja e shprehur e variantit Delta te virusit SARS-CoV-2 e ka ndryshuar epidemiologjine e  Covid-19. Ndersa koeficienti i riprodhueshmerise se infeksionit ne variantet e meparshme ishte rreth 3, pra nje i infektuar e transmetonte virusin ne rreth 3 te tjere, me variantin Delta ky tregues duket se lekundet nga 5 ne 9, pra ky variant eshte mjaft me ngjites.

Per rrjedhoje dhe perqindja e pragut te imunitetit te tufes nga rreth 65% qe ishte me variantet e meparshem, llogaritet te jete tani mbi 85%. Nga ana tjeter, duke qene me infeksioz, ky virus po prek me shpejtesi jo vetem personat e pavaksinuar por dhe nje pjese te atyre te vaksinuar, por qe nuk kane fituar mbrojtje te plote imunitare nga vaksina dhe qe perbejne te pakten 10% te personave te vaksinuar.

Ky fenomen po vihet re ne menyre tipike ne Izrael ku 78% e popullates mbi moshen 12 vjec eshte e vaksinuar me te dy dozat e vaksines Pfizer. Megjithate, numri i rasteve te reja eshte rritur ne 650 per 1 milion banore ne dite. Gjysma ketyre rasteve te reja jane ne persona plotesisht te vaksinuar. Kjo ka bere qe Izraeli te filloje berjen e dozes se trete perforcuese te vaksines Pfizer ne te gjitha moshat mbi 50 vjec.

Nje gjendje e ngjashme duket se po ndodh dhe ne SHBA ku rritja e rasteve te reja nga varianti Delta ka bere qe CDC (Qendra e Kontrollit te Semundjeve) e ketij vendi te rekomandoje dozen e trete perforcuese ne te gjithe individet qe kane kaluar 8 muaj nga berja e dozes se dyte te vaksines.

Kjo situate ben te nevojshme urgjencen e imunizimit te plote dhe te shpejte te gjithe personave te te gjitha moshave qe nuk e kane bere akoma vaksinen per aresye te ndryshme. Nga ana tjeter del e nevojshme qe te gjithe individet mbi moshen 50 vjec dhe qe kane mbi 8 muaj qe kane bere dozen e dyte te vaksines te bejne nje doze te trete perforcuese e cila mund te jete dhe e ndryshme nga lloji i vaksines se bere me dy dozat e para. Psh. ata qe kane bere vaksinen Astrazeneca ose Coronavac mund te bejne dozen e trete perforcuese me vaksinen Pfizer.

Nje problem i vecante paraqitet me femijet mbi 12 vjec qe do te frekuentojne se shpejti mesimin ne klase. Ngjitshmeria e variantit Delta eshte e ngjashme me virusin e variceles, pra ajo eshte te pakten 3 deri 4 here me ngjitese se virusi i gripit. Kjo rrit rrezikun e shperndarjes se shpejte te infeksionit nga Covid-19 ne femijet qe do te frekuentojne klasat. Per rrjedhoje duhet te mendohet fillimi i imunizimit te femijeve mbi moshen 12 vjec me te pakten 1 doze vaksine ne ata femije qe nuk kane kaluar infeksionin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.