E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmi i vezëve toksike në Europë po në Shqipëri?
Lajme

Alarmi i vezëve toksike në Europë po në Shqipëri?

Miliona vezë me lëndë toksike, çfarë rrezikohet

Miliona vezë janë tërhequr nga dyqanet dhe depot në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë, pasi në to ishte gjetur një nivel i lartë insekticidi toksik, gjë e cila u ndalua për konsum ushqimor për njerëzit.

Rreth 180 ferma në Holandë janë mbyllur përkohësisht, dhe një hetim penal është hapur nga ana e autoriteteve për të përcaktuar shkallën e problemit. Rreth një million vezë me destinacion nga Gjermania për në Holandë janë tërhequr nga kufiri këtë javë.

Testet e balgëve të pulave, gjakut dhe vezët kanë shfaqur nivel të lartë të fipronilit, një substancë në fushën e veterinarisë që përdoret për të hequr qafe morrat dhe pleshtat e cila është ndaluar për përdorimin ndaj kafshëve që përdoren si konsum nga njerëzit.

Sipas Organizatës botërorë shëndetësore, substanca me toksitet të lartë dëmton gjëndrat e tiroides, veshkat nëse përdoret në sasi të mëdha.

Prokurorët belg thuhet se po shqyrtojnë listën e klientëve të dy kompanive në Flandër, të specializuar në prodhimin dhe furnizimin e agjentëve anti-morra. Mësohet se një insekticid që përdoret ligjërisht në mbajtjen e pulave ka qënë i lidhur me substancën e paligjshme për të përmirësuar efektin e saj. Një gazetë holandeze Trow, sugjeroi se një nga kompanitë mund të ketë pasur klientë në Britaninë e Madhe, Francë dhe në Poloni dhe pse nuk ka asnjë sugjerim që deri tani vezët e kontaminuara po shiten në ato vende.

Holanda ka pothuajse 1,000 fermerë fabrike që prodhojnë 11 bn vezë në vit, nga të cilat më shumë se gjysma eksportohen kryesisht në Gjermani.

Shkalla e skandalit është rritur “Ne akoma po shikojmë numrin e fermave të prekura nga kjo gjë’’ një zëdhënës tha për The Gardian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.