E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmi/ Në Shqipëri kanë hyrë pesticide që janë të ndaluara nga BE
Lajme

Alarmi/ Në Shqipëri kanë hyrë pesticide që janë të ndaluara nga BE

Ndërsa vendet e Bashkimit Europian i kanë ndaluar prej kohësh, disa lloj pesticidesh vazhdojnë të importohen drejt Shqipërisë.

Kjo mesa duket nuk përbën fare problem për institucionet në vendin tonë.

Një deklaratë të tillë e ka bërë edhe Granit Sokolaj i Qendrës Alert për mbrojtjen e konsumatorit, i cili ka deklaruar se në Shqipëri kanë hyrë pesticide që janë të ndaluara nga BE.

Sokalaj, në studion e Report Tv, tha se gjatë vitit 2018 në Shqipëri disa lloje pesticidesh të palejuar nga BE kanë ardhur në Shqipëri nga Kina.

Deklarata e Sokolaj:

Janë lejuar të hyjnë produkte dhe pesticide të pa lejuara nga BE. Në 2018 ka patur ngarkesa nga kina të produkteve të pesticideve të ndaluara në BE por ne i kemi lënë të hyjmë. Produktet mishrave nga Brazili. Salmonela nuk është se konsiderohet si problem, për shkak të përpunimit. Marketet tona shohim prodhime pule dhe prodhimi i huaj nuk e shohim nga vjen…Ajo është fileto Brazili. Aty nuk thohet se duhet të përpunohet në 70 gradë e sipër. Dhe ‘salmonela spp’ që vjen nga Brazili nuk ka pse të kthehet e gjitha nëse jepet shpjegimi i nevojshëm”.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.