E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarm:Ja cfar do te ndodhe ne Europë për Pashkë
Lajme

Alarm:Ja cfar do te ndodhe ne Europë për Pashkë

Stacioni hapësinor i Kinës që ka dalë nga kontrolli rrezikon të përplaset në Tokë gjatë fundjavës së Pashkëve.Inxhinierët parashikojnë se sateliti Tiangong-1 më në fund do të largohet nga orbita. Ka të ngjarë të bjerë diku rreth 30 marsit deri 3 prill, sipas Agjencisë Hapësinore Evropiane.

Bota ka qenë prej kohësh duke e vrojtuar satelitin e njohur ndryshe dhe si “Pallati Qiellor”, pasi u bë e qartë se Kina kishte humbur kontrollin e saj.

“Sateliti mund të ketë një substancë shumë toksike dhe gërryese të quajtur hidrazinë”. Njerëzit këshillohen të mos prekin mbeturinat e saj. Gjithashtu mbetet rrezik edhe ajri që do thithin banorët në vendin ku do të bjerë Tiangong-1.
Zyrtarët e Nasës thanë se gati 26 pjesë të satelitit do të rihyjnë në atmosferën e Tokës. Shumica e tyre pritet të digjen gjatë rënies në kontakt me atmosferën e tokës. Autoritetet e Agjencisë Amerikane te Hapesires presin që djegia të jetë e dukshme gjatë orëve të ditës.

Sipas ekspertëve, stacioni do të rrëzohet diku mbi Evropë. Vendet e mundshme ku mund të rrëzohet janë Spanja, Franca, Portugalia, Greqia, etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.