E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albana Vokshi: Qeveria të ndryshojë strategji, duhet testuar urgjentisht çdo i dyshuar
Publik News

Albana Vokshi: Qeveria të ndryshojë strategji, duhet testuar urgjentisht çdo i dyshuar

Ish-deputetja e PD, Alban Vokshi, i kërkon ministrisë së Shëndetësisë të bëhen sa më shumë teste për koronavirusin.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ajo shprehet se qeveria duhet të ndryshojë qasje sa nuk është vonë.

Sipas Vokshit, qeveria duhet të bëjë transpatencë totale dhe duhet bërë testimi i çdo të dyshuari, atyre që kanë pasur kontakte dhe atyre me simptoma, qoftë edhe të lehta.

Statusi i plotë:

#Test

#Test

#Test

#Test

#Test

Ka kërkuar me forcë #OBSH dhe cdo ditë, përsërisin cdo ditë të gjithë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë.

Vetëm evidentimi i të prekurve, testimi i të afermve të tyre, karantinimi dhe izolimi I tyre do të shkëpusë zinxhirin e përhapjes së virusit të tmerrshëm.

Mengjesi i sotëm ka nisur i #trishtë. Me viktima të tjera nga #COVID 19, në moshë krejt të re, vetëm 43 vjeç e pa sëmundje të tjera.

Duke shprehur Ngushëllime të sinqerta për familjaret e të afërmit e tyre, kjo duhet të jetë një thirrje për të bërë cmos të shpëtohen jetë të tjera.

E për këtë, gjithësecili duhet të bëjë punën e detyrën e tij.

E ndërsa qytetarët me hir apo pahir po zbatojnë rregullat, duke mbajtur #distancimin #social e duke u izoluar.

Është Qeveria ajo që duhet të ndryshojë qasje sa nuk është tepër vonë.

1. Duke bërë transpatencë totale:

– TESTET: sa teste jane bëre dhe ku? Sa tampone janë ne gjendje? Sa duhen? A jane porositur?

– NR SHTETËRVE: Sa është numri i shtretërve me pajisjet përkatëse për trajtimin e personave me COVID-9? Sa shtretër nevojiten? Cilat janë mungesat?

– PAJISJE TESTIMI: Sa pajisje për testimin janë? Kur vihet në funksionim pajisja ne laboratorin e QSUT? Pse nuk porositen pajisje të tjera që nxjerrin përgjigjet në kohë reale (sic Qeveria e KOsovës ka porositur) në mënyrë që të decentralizohet bërja e analizave edhe në qarqe të mëdhaja?

2. Testimi i cdo të dyshuari, kontakteve, atyre me simptoma qofte edhe të lehta.

Është urgjente, e #domodsoshme, #jetike, që Qeveria, të bëjë cdo gjë për të siguruar numrin e duhur të #testeve për të ndjekur cdo të dyshuar COVID19 e cdo kontakt të tyre.

#Test

#Test

#Test

#Test

#Test

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.