E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albana Vokshi: Shteti tu japë nxënësve tableta që të ndjekin mësimin
Lajme

Albana Vokshi: Shteti tu japë nxënësve tableta që të ndjekin mësimin

Ditën e sotme ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi së bashku me Ndriçim Mehmetin kanë vizituar një familje, ku 3 nga 4 fëmijët e saj ndjekin mësimin online për shkak të masave pandemike. Fëmijët janë shprehur se mësimi online ka qenë jo efektiv deri më tani, ku jo të gjithë nxënësit kanë mundësinë për të ndjekur mësimin ose e shmangin lehtësisht atë.

Vokshi ka bërë apel që shteti të ndihmojë familjet më fëmijë të vegjël dhe gjithashtu ka propozuar edhe dhënien e tabletave për ndjekjen e mësimit.

“Edhe pak muaj do të bëjmë durim me shpresën që pas 25 prillit gjërat do të ndryshojnë. E gjithë shoqëria po vuan sepse kjo shkon zinxhir. Po mundohemi që fokusin ta vëmë tek arsimi, sepse nëse nuk arsimohen atëherë ke impakt negativ në ekonomi, shoqëri por unë shpresoj që fëmijët tuaj të mos ikin por të rrinë këtu për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, sepse stafeta i takon atyre. Ju duhet të kishit një ose dy tableta të dhuruara nga shteti që fëmijëve t’u mundësohej mësimi online. Duhej të kishit internet falas nga qeveria siç e kanë bërë vendet e tjera“, tha Vokshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.