E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albano Bogdo rrëfehet si kurrë më parë: Fobia ime, të bëhem baba
Lajme

Albano Bogdo rrëfehet si kurrë më parë: Fobia ime, të bëhem baba

Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka ndarë detaje nga jeta e tij personale gjatë një interviste në Grida Duma Podcast, ku foli hapur për marrëdhëniet sentimentale dhe mënyrën se si e sheh dashurinë.

Gjatë bisedës, Bogdo tregoi se në jetën e tij ka qenë i fejuar disa herë, duke theksuar se çdo histori ka pasur rëndësinë e vet. “Jam fejuar katër herë”, u shpreh ai, duke shtuar se secila marrëdhënie ka qenë një eksperiencë e rëndësishme në rrugëtimin e tij personal.

Aktori kundërshtoi idenë se është i paqëndrueshëm në lidhje, duke sqaruar se ndarjet nuk kanë ardhur për mungesë ndjenjash, por për shkak të mënyrave të ndryshme të të jetuarit. Sipas tij, autenticiteti është thelbësor në një marrëdhënie.

“Më duan shumë njerëz, thjesht s’ka funksionuar. Unë kështu funksionoj. Në qoftë se nuk pëlqen… nuk mund të ndryshoj 75% të vetes që të ndihesh ti e lumtur. Ç’kuptim ka bota në qoftë se unë s’jam vetvetja ta shijoj?”, u shpreh Bogdo gjatë intervistës.

Ai ndau edhe mendimin e tij për dinamikën që duhet të ketë një marrëdhënie, duke theksuar se një dozë e vogël tensioni mund ta mbajë lidhjen më të gjallë. “Dashuria do pak toksicitet. Kur bëhet pak më shumë se ç’duhet, pastaj nuk duhet më”, tha ai.

Një nga momentet më personale të rrfimit ishte kur aktori foli për mundësinë për t’u bërë baba. Bogdo pranoi se për shumë vite ka pasur një frikë të brendshme që lidhet me ngjashmërinë që ndien me karakterin e të atit.

“Fobia më e madhe që kam pasur gjithë jetën është sepse e njoh shumë mirë veten dhe i ngjaj shumë babait tim. Në qoftë se vendos të bëhem baba, vendos me dëshirën më të madhe në botë për të qenë babai i tyre derisa të vdes, t’u jem prezent gjithë kohës. Nuk më bënte askush të ndihesha se doja të bëhesha baba”, rrëfeu ai.

Rrëfimi i aktorit vjen si një moment reflektimi personal, ku përtej humorit që e karakterizon në skenë, ai shfaqet i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë për dashurinë, frikërat dhe përgjegjësinë që sjell krijimi i një familjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.