Albert Krasniqi vritet nga i ati në Prishtinë, biznesmeni i njohur që plagosi Noizyn 4 vite më parë
Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i kryesor i vrasjes është babai i tij. Ky i fundit është arrestuar dhe i është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në këtë vrasje.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
Albert Krasniqi ka qenë i martuar me ish miss-in e Kosovës, Besa Gashi, ndësa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.
Motivet e ngjarjes së rëndë që shokoi kryeqytetin mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmenë të njohur në vend.
Bëhet me dije se Krasniqi ka qenë një figurë e njohur si për kronikën e zezë dhe mediat rozë, pasi kishte lidhje me personazhe të showbiz-it shqiptar dhe kosovar. Ai 4 vite më parë ka plagosur Noizyn në një sherr që ndodhi mes dy grupeve muzikore në Kosovë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



