E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti ironi me Ramën, shpall nismën për “Ballkonin e Hapur” nga Prishtina
Lajme

Albin Kurti ironi me Ramën, shpall nismën për “Ballkonin e Hapur” nga Prishtina

Të martën në mbrëmje nga ballkoni i Kryeministrisë, Albin Kurti ka lëshuar disa kunja për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”. Në një takim me mërgimtarë, kryeministri i Kosovës shpalli iniciativën e “Ballkonit të Hapur”.

“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam mirëpritur iniciativën e stafit të Kryeministrisë që ta bëjmë “Ballkonin e Hapur”, citohet të ketë thënë Kurti.

Përplasjet e para publike mes Ramës dhe Kurtit nisën pikërisht me Mini-Shengenin apo Ballkanin e Hapur, siç u quajt më vonë. Kjo nismë u kundërshtua që në fillim nga Kurti.

Deklaratat e Ramës ku bën thirrje për pajtim dhe që “të mos mbesim peng të së kaluarës” janë bërë të zakonshme kohët e fundit. Ato me siguri se s’i kanë pëlqyer aspak Kurtit, i cili e thekson kudo që mundet se Serbia nuk është distancuar nga e kaluara dhe se për çfarë krimesh në Ballkan është përgjegjëse ajo./Express

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.