E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti: Kosova, shtet sovran dhe i pavarur. Kuvendi mbrojti ligjshmërinë dhe Kushtetutën
Lajme

Albin Kurti: Kosova, shtet sovran dhe i pavarur. Kuvendi mbrojti ligjshmërinë dhe Kushtetutën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas miratimit të rezolutës së përbashkët nga Kuvendi kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Kurti ka deklaruar se qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së vendit.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për miratimin e rezolutës së përbashkët. Me 76 vota PËR dhe një abstenim, u përmbyll seanca e jashtëzakonshme të cilën e kërkova lidhur me synimin për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës. Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Ne nuk do t’i shkelim parimet tona. Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”, ka theksuar ai.

Ndërkaq, kryeministri Kurti në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se në Republikën e Kosovës të drejtat dhe liritë themelore vlejnë për të gjithë qytetarët e Republikës, duke shtuar se vlejnë njësoj edhe kur vjen fjala për të drejtën e votës.

“Me këtë logjikë, votimi për referendumin që do të mbahet nga Serbia, i garanton komunitetit jo shumicë serb në bazë të Kushtetutës dhe ligjit në fuqi në Republikën e Kosovës. Por, ushtrimi i kësaj të drejte duhet të bëhet nën ombrellën e këtyre normave juridike tona. Duke respektuar në mënyrë analogjike rregullat për votim jashtë vendit që vlejnë për qytetarët e Republikës së Kosovës, e të parapara me Ligjin për Zgjedhjet dhe Rregullën Zgjedhore”, ka deklaruar sot kryeministri në Kuvend.

Gjithashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipasa Osmanit, institucionet e Republikës së Kosovës refuzojnë njëzëri mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare

Në mbledhjen e sotme Kuvendi i Kosovës, miratoi në një seancë të jashtëzakonshme rezolutën që shpreh kundërshtimin e mbajtjes së votimeve në Kosovë për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.