E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti mbërrin  në Tiranë  për  Samitin e Procesit të Berlinit
Lajme

Albin Kurti mbërrin në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

edi rama albin kurti samiti i berlinit

Albin Kurti u prit nga kryeministri Edi Rama në ceremoninë zyrtare para godinës së qeverisë, ndërsa shtrënguan duart me njër-tjetrin në tapetinm e kuq.

Megjithatë, ra në sy se takimi ishte i akullt.

Ndërkohë, Rama u tregua shumë i dashur dhe përqafoi disa nga liderët e BE-së. Edhe takimi i tij me Dritan Abazoviç ishte shumë i përzemërt.

Më herët, në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit ka mbërritur edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet sot në Tiranë ku mblidhen liderët e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky samit është i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe mbahet në Shqipëri. Punimet e samitit zhvillohen në godinën e rikonstruktuar të Piramidës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.