Albin Kurti në Tiranë, takim me Ramën në vilën qeveritare 31
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë teksa po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ai ka mbërritur te vila qeveritare, ku më herët kishte shkuar kryeministri Rama.
Në pamjet shihet momenti kur kreu i qeverisë së Kosovës zbret nga makina dhe vesh xhaketën për të hyrë në Vilën “30”.
Nuk dihen ende arsyet e takimit mes dy kryeministrave.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



