E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti për draftin : Rama t’ia propozojë Vuçiçit në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Luginën e Preshevës
Lajme

Albin Kurti për draftin : Rama t’ia propozojë Vuçiçit në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas propozimit të draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Veri të Kosovës.

Kurti i sugjeroi Ramës që këtë draft t’ia paraqesë presidentit serb Aleksandër Vuçiç në takimin e radhës së Ballkanit të Hapur në mënyrë që ai ta implementojë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Unë nuk kam dyshim te kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Besoj se propozimi i tij është i mirë. Duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që Rama këtë draft statut t’ia prezantojë presidentit të Serbisë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë.

Rama beson se ky është një model i mirë dhe këtë duhet t’ia bëjë presidentit të Serbisë për shqiptarë në Preshevë. Kushtetuta e Shqipërisë thotë se duhen mbrojtur të drejtat e shqiptarëve jashtë vendit”, tha Kurti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.