Albin Kurti uron kuqezinjtë: Festë e madhe!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar për rezultatin e kombëtares shqiptare e cila siguroi në barazim sot me Moldavinë, duke siguruar kështu Euro 2024 në Gjermani.
Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Kurti thekson se kjo ngjarje e madhe sportive është për herë të dytë në histori.
“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”, shkruan Kurti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



