E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti vetëizolohet në banesë, pati kontakt me një të prekur me koronavirus
Publik News

Albin Kurti vetëizolohet në banesë, pati kontakt me një të prekur me koronavirus

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti është vetëizoluar në banesën e tij, pasi ka patur kontakt të ngushtë me një zyrtar që dyshohet se është i infektuar me koronavirus.

Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE), kishte pasur kontakt të ngushtë me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, por ky zyratr është takuar edhe me Kurtin, ndaj kryeministri është vetëizoluar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti në rrjetet sociale, ndërsa thotë se po pret rezultatin e analizës.

Postimi i Albin Kurtit:

Të dashur qytetarë,

Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.

Ju faleminderit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.