E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re
Lajme

Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re

Një pajisje e re për përgatitjen e medikamenteve citostatike i është shtuar Shërbimit të Onko-Hematologjisë Pediatrike në QSUT, duke krijuar kushte më të sigurta për trajtimin e fëmijëve dhe mbrojtjen e personelit mjekësor.

Pajisja është siguruar falë mbështetjes së Albsig dhe fondacionit HOPE4Kids Albania, ndërsa projekti përfshin edhe montimin, mirëmbajtjen dhe trajnimin e stafit për përdorimin e saj.

Sipas drejtueses së shërbimit, Prof. Dr. Donjeta Bali, pajisja ndihmon në parandalimin e kontaminimit të medikamenteve citostatike dhe, mbi të gjitha, në rritjen e sigurisë së personelit gjatë përgatitjes së tyre. Pajisja është gjithashtu pjesë e standardeve të nevojshme për certifikimin e shërbimit.

Përfaqësuesit e HOPE4Kids Albania, QSUT dhe Albsig e vlerësojnë këtë projekt si një kontribut konkret në përmirësimin e shërbimit shëndetësor pediatrik dhe në krijimin e kushteve më të sigurta për fëmijët dhe stafin.

Albsig vijon angazhimin për të mbështetur institucionet shëndetësore, veçanërisht në fushën e pediatrisë, me fokus te siguria dhe përmirësimi i shërbimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.