E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aldo Bare, ish-kreu i bandës së Lushnjes kërkon të shpëtojë nga burgimi i përjetshëm
Lajme

Aldo Bare, ish-kreu i bandës së Lushnjes kërkon të shpëtojë nga burgimi i përjetshëm

Gjykata e Lartë shtyn shqyrtimin e çështjes

Gjykata e Lartë e ka shtyrë shqyrtimin e çështjes ndaj Aldo Bares.

Vendimi ka ardhur pasi gjyqtarët Sandër Simoni dhe Sokol Binaj kanë hequr dorë nga shqyrtimi i çështjes të Bares.

Më 17 shtator Gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj Aldo Bares.

Ish-kreu i bandës famëkeqe të Lushnjës prej vitesh po vuan dënimin me burg përjetë në IEVP e sigurisë së lartë në Peqin.

Ai ka ankimuar vendimin dhe kërkon t’i shpëtojë dënimit maksimal ndaj tij.

Në vitin 2017 Kushtetuesja vendosi ta prishë vendimin e gjykatës së Lartë për Aldo Baren dhe ta kthejë çështjen për rigjykim, pasi gjeti shkelje të rënda procedurale dhe konkludoi se të pandehurit nuk i është garantuar një proces i rregullt ligjor.

Për shkak se për disa vite gjykata e Lartë doli jashtë funksionit, pasi mbeti pa gjyqtare, dosja mbeti në sirtarë.

Aldo Bare është një ndër emrat me të njohur të krimit dhe është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.