Aldo Moro, ose Kryeministri i të gjithëve
Çdo vrasje është një ngjarje tronditëse, por akti terrorist, i cili përfundon me vrasjen e një Kryeministri, merr përmasa akoma edhe më tragjike. Fundi i viteve 60’ deri në fundin e viteve 80’, do të njiheshin në Itali si ″vitet e plumbit″ (ita. anni di piombo).Kjo periudhë historike, mori këtë emërtim, për shkak të një situate mjaft të destabilizuar politike, atentateve të shumta dhe akteve ekstreme terroriste. Rrëmbimi i Aldo Moros zgjati rrethtre minuta, pengmarrja deri në momentin e ekzekutimit zgjati 55 ditë, por misteri për të zbardhur plotësisht atë që ndodhi zgjat 42 vjet, pra deri në ditën e stome.
Në Romë, në 16 mars 1978, ditën ku do të diskutohej mbi propozimin për krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar me Xhulio Andreotin në krye, ku do të merrnin pjesë për herë të parë në historinë italiane edhe komunistët, në të njëjtën kohë kur po kalonte eskorta e Aldo Moros, nga pika të ndryshme të rrugës dolën dhjetëra anëtarë të Brigadave të Kuqe veshur shumica me uniformën e kompanisë italiane të fluturimit ″Alitalia″ dhe automatikë në duar. Ata derdhën mbi 91 plumba mbi truprojat e Kryeministrit, duke marrë pengë këtë të fundit.
Aldo Romeo Luigi Moro ( 23 shtator 1916 – 9 maj 1978) ishte një politikan, akademik dhe jurist italian. Ndër themeluesit kryesorë të Partisë Kristian Demokrate dhe përfaqësues i saj në Asamblenë Kushtetuese, ai fillimisht u bë sekretar i saj (1959) dhe më pas president i saj (1976) duke u bërë disa herë Ministër. Pesë herë President i Këshillit të Ministrave, ai udhëhoqi qeveritë e qendrës së majtë (1963 – 1968) duke promovuar në periudhën (1974-1976) të ashtuquajturën strategji të vëmendjes ndaj Partisë Komuniste Italiane përmes të ashtuquajturit kompromis historik.
Teoritë e komplotit kanë gëluar edhe sot e kësaj dite mbas kësaj ngjarje. Të tërë filluan të flisnin për spiunë, agjentë, shërbime sekrete, komando, figura politike, mafia, parti, qeveri, interesa, lozha masonike etj.
Brigadat e Kuqe ishin një organizatë paramilitare terroriste e cila vepronte përgjatë këtyre viteve në Itali si përfaqësuese e ″terrorit të kuq″, i cili vepronte në kundërpeshë me “terrorin e zi”, përfaqësuar kësaj rradhe nga organizata të ekstremit të djathtë me prirje fashiste të cilat dyshohen që fshihen mbrapa shumë akteve terroriste si ai ne sheshin e Milanos në vitin 1969 apo në stacionin hekurudhor të Bolonjës, ku mbetën të vrarë rreth 85 njerëz dhe u plagosën rreth 200 të tjerë. Mendimi më i përhapur ditët e sotme nga masmedia vizive dhe e shkruar është se politika e Moros për të afruar komunistët në bashkëqeverisje, aktivizojë ekstremistë si nga e djathta ashtu dhe nga e majta të cilët ishin të vendosur të mos e pranonin kurrë këtë afrim.
Por pyetja që shtrohet pas kaq vitesh, me daljen e tezave dhe fakteve të reja është: ″A është politika e afrimit të Partisë Komuniste Italiane në koalicion, një arsye e mjaftueshme që një politikan i një kalibri kaq të lartë si Aldo Moro të rrëmbehet dhe ekzekutohet në një akt terrorist kaq të pashembullt. A mos vallë Moro përgjatë viteve në krye të politikës italiane bëri ″gabimin″ që të ngacmonte disa fuqi duke tejkaluar një vijë të kuqe të cilën nuk duhet ta kalojë asnjë politikan, a ka realisht gjurmë të tilla në karrierën politike të Moros ?″
Ashtu si në rastin e vrasjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Kendei edhe në rastin e Moros dalin shumë aktorë dhe faktorë, të cilët mendohet që kanë vepruar në moment të ndryshme të kësaj ngjarje kaq misterioze.
Organizata sekrete e NATO-s, i ashtuquajturi Operacioni Gladio, ishte një rrjet i gjerë inteligjence, e cila vepronte jo vetëm në Itali por edhe në vende të tjera të Europës Perëndimore. Këto “ushtri sekrete” patën emra të ndryshëm, sipas vendit. Në Zvicër quheshin me emrin e koduar “P26”, në Austri “OWSGV”, në Belgjikë “SDRA8”, në Danimarkë “Absalon”, në Gjermani “TD BJD”, në Luksemburg thjesht “Stay-Behind”, në Vendet e Ulëta “I&O, në Norvegji “ROC”, në Greqi “LOK” etj.
Sipas të dhënave të publikuara nga hetimet, rezulton se kjo organizatë e cila shërbente si “rojtare” përkundrejt ndikimeve komuniste në hemisferën perëndimore të globit, kishte strukturën e saj paralele në organin e inteligjencës së SISMI-it (Shërbimi për Informacionin dhe Sigurine Ushtarake në Republikën e Italisë). Roberto Kavalaro, një nga civilët e pranishëm në strukturën klandestine të NATO-s, të menaxhuar nga SISMI, kur u pyet se cila ishte detyra e organizatës, u përgjigj se ajo punonte në mënyrë të fshehtë për të përgatitur grupe që në rast përparimi të së majtës në jetën politike italiane, do të dilnin në rrugë, duke krijuar një situatë të një tensioni të tillë që të kërkonte ndërhyrje ushtarake. Ajo që Kavalaro thotë në intervistën e tij dhe ndez kureshtjen, është se këto struktura, nuk kishin infiltruar vetëm organizatat terroriste neofashiste të djathta, por edhe Brigadat e Kuqe.
Sikur të mos mjaftonte në lojë duket se hyn edhe një organizatë tjetër, ajo që njihet si lozha masonike P2 (ita.Propaganda due). Propaganda 2, është një lozhë masonike e Orientit të Madh të Italisë, e themeluar që në vitin 1877. Gjatë kohës së rrëmbimit, kohës së pengmarrjes dhe vrasjes së Moros, në krye të kësaj organizate ishte Mjeshtri i Madh, Licio Xheli. Aludimi i mundshëm i përfshirjes së lozhës P2, një organizatë e përfshirë në aktivitete të tjera subversive, u bë i mundur vetëm pas zbulimit të listës së anëtarëve të saj, në 17 Mars 1981. Në këtë listë kishte emra të personaliteteve të ndryshme që mbanin role të rëndësishme në institucione si gjatë rrëmbimit të Moros por edhe gjatë hetimeve që pasuan.
Jehona e politikave të Aldo Moros ishte përhapur edhe përtej Atlantikut. Në takimin që Moro do të bënte me Henri Kisingerin, diplomatin e shquar amerikan, do të kritikohej nga ky i fundit dhe më vonë do të konsiderohej si një kërcënim për Italinë.
Pas këtyre parashtrimeve të domosdoshme për të qartësuar më tepër situatën, i rikthehemi edhe njëherë pyetjes që ngritëm më sipër: ″A tentoi Aldo Moro të bënte diçka të re, të pa bërë kurrë më parë në historinë moderne të Italisë ?″ Pavarësisht tezave të artikuluara në publik, pavarësisht teorive që janë ngritur dhe kanë rënë përgjatë këtyre dekadave, është një detaj, i cili ka kaluar pa u vënë re, ose është anashkaluar qëllimisht përgjatë karrierës politike të Moros.
Në vitet 1960, Moro vendosi të financojë shpenzimet publike italiane duke lëshuar valuta (para letër) shtetërore pa qenë nevoja të marrë borxhe nga sistemi financiar bankar. E tëra kishte të bënte me emetimin (shtypjen) e disa bankënotave me vlerë 500 lireta. Këto bankënota, filluan të qarkullonin në Italinë e viteve 60′ dhe 70′ duke mos patur mbishkrimin “Banka e Italisë” por “Republika e Italisë”. Me qëllim apo pa dashje, ai tentoi të krijonte pavarësi dhe sovranitet financiar për vendin e tij duke u shkëputuar nga ajo fuqi që kontrollon shtetet dhe çdo gjë tjetër duke emetuar ose stampuar paranë. Ky akt i Aldo Moros të kujton një thënie “proverbiale” të bankierit të njohur Majer Amshel Rotçild (1744-1812), thënie e cila gjithashtu është anashkaluar duke mos marrë vëmendjen e duhur nga historiografia botërore, por edhe më gjerë. Ai do të thoshte shprehimisht se nqs do të kishte të drejtën e emetimit të monedhës së një vendi, nuk do t’i interesonte se kush i harton ligjet e atij vendi.
Aldo Moro është politikani i parë dhe i fundit në Itali, ndoshta i vetmi në Europë dhe një ndër të paktët në botë, i cili ndërmori një veprim të tillë. Ndoshta duhet të presim akoma që të lindë një politikan i cili ndërmerr akte të tilla, ose ai politikan ndoshta nuk do të vijë kurrë. Akademikët, ekonomistët, politikanët,historianët, por edhe më gjerë, sot më shumë se kurrë duhet të shtrojnë pyetjen se kush e kontrollon paranë sot, në kuptimin e emetimit dhe stampimit të saj dhe se sa e rëndësishme është të marrim përgjigjen e kësaj pyetje. Pasi ta kemi kuptuar këtë çështje dhe më pas duke vepruar secili sipas mundësisë së tij, vetëm atëherë do ta kuptojmë që Aldo Moro, ishte Kryeministri i të gjithëve ne.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



