Aleanca për Teatrin i kundërvihet Bashës për tryezën PD-PS: E gëzofshim dakortësinë kundër nesh
Aleanca për Teatrin, përmes një shënimi të avokates Irena Dule, i është kundërvënë sërish Lulzim Bashës, pas një letre te haour që iu dërgua dje kreut demokrat, ku i bëhej apel se nuk është konsultuar me Aleancën dhe shoqërinë civile përsa i përket reformës zgjedhore.
Në postimin e sotëm në facebook, Aleanca për Teatrin i vë në dukje Bashës se “nuk është shqetësim koha kur duhen bërë zgjedhjet”, se “me anë të vendimit për të rritur financimin e partive nga buxheti i shtetit, preken taksat e popullit”.
“E gezofshim dakordesine e rradhes kunder nesh. Rama dhe Basha po bashkeqeverisin. kush nuk po e kupton akoma kete”, shkruhet ndër të tjera.
Postimi i plotë i Aleancës për Teatrin
Paska rene dakord tryeza PD-PS per:
1) motin se kur duhen bere zgjdhjet. a thua ky eshte shqetesimi yne?
2) lidhur me financimin. mediat mezi e pohojne se nuk ka ndryshuar skema e financimit, por eshte rritur financimi nga buxheti i shtetit, qe do te thote ne do paguajme me shume per binomin Rama-Basha.
3) lidhur me kuotat gjinore. Kane ne plan te bejne gjinine femerore me zor politikano/partiake. Thua qeverisja Rama me me shume gra e vajza ne qeverisje e kudo ka vendimarrje, pjesa me e madhe ne sherbim te vetes, ne haremin e vet, per te cilat pavaresisht moshes, nuk gezoj piken e respektit.
e gezofshim dakordesine e rradhes kunder nesh. Rama dhe Basha po bashkeqeverisin. kush nuk po e kupton akoma kete.
Av. Irena Dule
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



