E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aleanca zhvendoset në Durrës për të mbledhur firma për peticionin
Publik News

Aleanca zhvendoset në Durrës për të mbledhur firma për peticionin

Aktorë e aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ndodhen në këto momente në qytetin e Durrësit.

Qytetarë e aktivistë janë mbledhur në sheshin qëndror të qytetit dhe kanë nisur të mbledhin firma për peticionin e rindërtimit të Tetrit Kombëtar, në vendin ku ishte dhe siç ishte. Gjithashtu, mbështetës të opozitës janë gjendur në krah të artistëve nga Tirana dhe kanë firmosur peticionin për Teatrin.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të Aleancës në Facebook është lajmëruar pasditen e sotme një tjetër protestë, për të moslejuar rrethimin e vendit ku ishte Teatri nga Policia.

“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

99122836_244907396951492_7590664322636840960_o.jpg

Screenshot_1.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.