E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aleksandër Biberaj: Besart , gabove rëndë! Edi Rama do të të shtrydhë si limon
Publik News

Aleksandër Biberaj: Besart , gabove rëndë! Edi Rama do të të shtrydhë si limon

Aleksandër Biberaj, i rikthyer këtë vit në PD, pas një eksperience disa vjecare me FRPD e Bamir Topit bën një apel publik për një nga miqtë e tij, Besard Kadian, I cili, tre ditë me parë u emërua si zv.ministër i financave nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Besart Kadia deri në nëntor të vitit të kaluar ka aderuar në strukturat e PD, por sic u publikua këto ditë në media, për shkak të krijimit të lëvizjes “Alternativa” u përjashtua nga kjo parti.

Aleksandër Biberaj shkruan se e ka mik Besartin, dhe se e vlerëson për kualifikimin e tij. Por thotë se bëri një zgjedhje të gabuar duke u bashkuar me anijen që po mbytet nga krimi dhe korrupsioni.

Postimi I Aleksandër Biberajt:

Besart, gabove rëndë që shkove në gjirizin e anijes që po mbytet të krimit dhe të korrupsionit të tmerrshëm të Rilindjes! Mbaje mend, Edi Rama do të të shtypë dhe do të hedhë si limon I shtrydhur në mes të katër rrugëve! Besart, nuk je fitues I cmimit Nobel në ekonomi, por je ndër ata qindra dhe mijëra të rinj të arsimuar në perëndi, por që PD dhe Basha të dhanë një mundësi të artë politike, por ti me mosmirënjohjen dhe mungesën e respektit edhe ndaj vetes, përfundove në prehrin e pisët të Ramës.

Te dashur miq,

Nje “djale i mire” dhe i mire-arsimuar beri nje gabim fatal, te pafalshem dhe te pandreqshem per karrieren e tij politike, duke i’u bashkengjitur anijes se krimit dhe te korrupsionit te rilindjes qe po fut uje nga te gjitha anet ne 5-mujorin e fundit te karrieres se Edi Rames dhe bandes se tij.

E kam mik dhe e respektoj shume Besartin, por fatkeqesisht ai tregoi dobesi te theksuar karakteri, dinjiteti,formimi dhe intimidim inferior nga oferta djallezore e Edi Rames, i cili do ta shtype nga te gjitha anet Besartin dhe do ta hedhe si limon te shtrydhur ne mes te kater rrugeve, ashtu sic ka bere Edi gjate gjithe karrieres se tij politike me mosmirenjohjen e tij epike ndaj te gjithe promovuesve te tij si dhe shokeve dhe miqve te tij.

Besart nuk kishe nevoje qe te tregoje gjithe kete mosmirenjohje dhe te sulmoje PD-ne pas shpine me porosi dhe me pagese te Edi Rames. Besart sot ti u shite shume lire dhe e mbylle me turp edhe karrieren tende politike, PD nuk e demton aspak perkundrazi e forcon, rrotacionin dhe ndryshimin e madh nuk e ndalon dot askush ne bote! Gjithsesi Besart suksese ne jete:) dhe ne misionin tuaj te ri ne “mbrojtjen dhe konsolidimin e shtetit kriminal te Edi Rames, te oligarkeve, mafies, bandave dhe grupeve kriminale”! Besart “do ta mbrosh shtetin shqiptar” por nga kush lind pyetja!?

Shteti Besart, besoj se e ke mesuar ne Angli ku edhe ke studiuar, qe mbrohet nga ata qe jane ne shtet/pushtet dhe qe kane 8 vjet qe vetem vjedhin, grabisin, plackisin, varferojne, rrenojne, izolojne dhe shkaterrojne. Pushteti kriminal te cilit iu bashkengjite e ka shnderruar Shqiperine ne toke te djegur dhe germadhe, nga ku shqiptaret po ikin nga syte kembet cdo dite.

Besart, shteti nuk mbrohet as nga populli dhe as nga opozita, populli eshte objekt i shkaterrimit nga pushteti ndersa opozita eshte alternative qeverisese! Mesoji keto gjera se ke nevoje ti dish tani qe do te jesh i punesuar si sherbetor i mafies ne pushtet!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.