E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aleksandër Frangaj shemb kodrën për të ndërtuar kompleks me vila private me pishinë
Lajme

Aleksandër Frangaj shemb kodrën për të ndërtuar kompleks me vila private me pishinë

Oligarku mediatik Aleksandër Frangaj do konkurrojë denjësisht miqtë e tij oligarkë duke ngritur edhe ai kompleksin e tij me vila private. Nuk është e nevojshme të përfitosh para publike për t’u pasuruar, por mjafton të gjesh çelësin e pasurimit… të cilin me siguri e ka ndihmuar ta gjejë Ermal Mamaqi.

Frangaj ka gjetur të mesmen e artë e cila është mbajtja mirë me të gjitha pushtetet.

Kjo është ajo çfarë Frangaj ka bërë ndër vite që kur ka ngritur median e tij të cilën e përdor si vegël për t’i bërë fresk herë opozitës, herë mazhorancës. Aq konfuz ishte populli për linjën mediatike të tij sa në tavolina gazetarësh apo edhe punonjësish të tij dëgjoheshin batuta gazmore nga më të ndryshmet.

Së fundmi, Frangaj ka ngritur edhe një resort të njohur në Dhërmi sëbashku me kolegët e tij Blendi Fevziun dhe Armand Shkullakun. Për ngritjen e resortit u desh t’u merreshin shtëpitë autentike të Dhërmiut të vjetër banorëve për t’iu dhënë oligarkut. Për këtë banorët e Dhërmiut ngritën edje peticionin duke përfshirë edhe Gjikuritë.

Nëse ju ka rënë në sy masakra që po i bëhet kodrës përballë TEG, edhe aty ka dorë Frangaj. Paralelisht me disa miq të tij që do ndërtojnë në Farkë, edhe Frangaj siç duket ka marrë leje për të masakruar kodrën e pyllëzuar, për të ngritur vila e rezidenca private luksoze me pishina në hyrje të Tiranës./ JOQ

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.