E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aleksandër Gjoka ndihet keq në skenë, dërgohet me urgjencë në spital
Publik News

Aleksandër Gjoka ndihet keq në skenë, dërgohet me urgjencë në spital

Këngëtari ishte duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq. Menjëherë pranë pedonales së qytetit, ku ishte vendosur skena, ka mbërritur ambulanca që ka transportuar këngëtarin në spital.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije për “News 24” se këngëtari Aleksandër Gjoka ka pasur tension të lartë dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.