E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alfred Balla zgjidhet  kryetari i ri i KLP
Publik News

Alfred Balla zgjidhet kryetari i ri i KLP

Alfred Balla është zgjedhur kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas përvojës 3-vjeçare si anëtar i këtij institucioni, Balla do të marrë nga dita e sotme drejtimin e KLP.

Emërimi i juristit me eksperiencë 31-vjeçare në sistemin e drejtësisë është bërë në mbledhjen e sotme të KLP, e cila u zhvillua në prezencë të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programit OPDAT.

Gjatë prezantimit të platformës përpara anëtarëve të KLP, Alfred Balla, i cili deri tani ushtronte detyrën e zëvendëskryetarit, tha se disa nga karakteristikat dhe vlerat që gëzon, plotësojnë kriteret dhe garantojnë kandidaturën e tij si të vlefshme për këtë post, përgjatë dy viteve në vijim. “Eksperienca ime 3 vjeçare si anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që nga dita e parë e krijimit të tij, si një organ i ri Kushtetues i qeverisjes së sistemit të prokurorisë. Përvojat e mia profesionale juridike 31-vjeçare në sistemin e Prokurorisë, Gjykatës së Lartë, Avokatisë, pranë Këshillit të Ministrave dhe ajo 15-vjeçare akademike, të cilat më japin aftësinë të jem në gjendje të njoh imtësisht sistemin e drejtësisë në vend, nevojat e problemet e tij”, u shpreh Balla.

Për sa i përket aftësive organizative/ administrative, kreu i ri i KLP tha se ndër vite është angazhuar në grupet e punës si dhe aftësitë drejtuese të stafit, qoftë në rolin e Zv/Prokurorit e Prokurorit të Rrethit, Zv.Kryetarit të Këshillit, apo dhe si Kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etiko Profesionale që kam mbajtur në këto tre vite.

1

Në fjalën e tij, Balla tha se “gjatë këtyre tre viteve të funksionimit të Këshillit, mund të pohojmë bindshëm që karriera dhe statusi i magjistratëve prokurorë zhvillohet pa u ndikuar nga politika apo fenomenet e korrupsionit por vetëm nga integriteti dhe merita profesionale”. “Ndihem i privilegjuar që jam pjesë e këtij Këshilli që nga dita 1 (një) e krijimit të tij. Kam dhënë kontributin tim personal në ngritjen e Këshillit dhe implementimin në mënyrë efiçente të legjislacionit të ri. Ky legjislacion ka mundësuar izolimin e fenomeneve negative dhe rritjen e besimit të publikut dhe të vetë magjistratëve, nëpërmjet vendimmarrjeve tona transparente, ku tipari kryesor që i ka shoqëruar ato, ka qenë drejtësia dhe meritokracia”, deklaroi ai.

Më tej, juristi i njohur kërkoi besimin e anëtarëve të tjerë të KLP duke siguruar se do të vijojë punën për mirëmenaxhimin e burimeve njerëzore të administratës së Këshillit, rritjen e kapaciteteve profesionale të Këshillit, të magjistratëve, të stafit administrativ të Këshillit dhe të zyrave të prokurorive. Gjithashtu ai garantoi rritjen e intensitetit të bashkëpunimit institucional, kryesisht me Prokurorin e Përgjithshëm, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Shkollën e Magjistraturës, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Ministrin e Drejtësisë dhe si dhe duke punuar ngushtësisht me partnerët tanë ndërkombëtarë.

“Secili anëtar i Këshillit përfaqëson një personalitet profesional e moral më vete, ka qëndrimin e tij të pavarur dhe vota është një e drejtë personale e tij, por mendoj, një organ kolegjial duhet të përshkohet nga një frymë e ngushtë bashkëpunimi për të arritur qëllimin për të cilin ai funksionon. Do të punoj fort për një frymë të re për të arritur emëruesin e përbashkët të punës së gjithkujt nga ne në këtë Këshill që është “mirë administrimi i sistemit të prokurorisë, dhe kthimi i besimit të çdo qytetari tek shteti i së drejtës””, deklaroi Alfred Balla.

Në fund të fjalës së tij, Kryetari i ri i KLP-së garantoi rritjen e transparencës së institucionit përmes medias duke hapur edhe më shumë këtë institucion e duke krijuar një nivel të ri marrëdhënieje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.