Alfred Lela mund të marrë postin e rëndësishëm në PD e rithemeluar të Sali Berishës
Gazetari i njohur Alfred Lela mund të marrë një post të rëndësishëm në selinë blu, tashmë e rithemeluar dhe me kryetar të ri Sali Berishën. Lela mund të emërohet . Drejtor për Marrëdhëniet me Publikun, në PD.
Ky emërim i gazetarit të njohur në krye të dikasterit të rëndësishëm të Partisë Demokratike, në lidhje me mediat dhe informimin e publikut për vendimet që merren, vjen ditë pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të selisë blu. Gjithashtu, PD ka përmbyllur me sukses afro dy javë më parë dhe procesin e ristrukturimit të Sekretariateve.
Nismat e Sali Berishës për të marrë partinë, Lela i ka cilësuar si alternativa më të mirë për të larguar kryedemokratin Lulzim Basha nga ‘stacioni i ngulitur’. Edhe pse në debatet mediatike ka qenë pranë PD, gazetari dhe analisti politik gjithnjë është shprehur për hapjen e partisë për emra të rinj por ka mbështetur foltoren e Beeishēs që nga fillimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



