E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alfred Peza : Rama në moment nervozizmi, gazetarët nuk duhet…
Publik News

Alfred Peza : Rama në moment nervozizmi, gazetarët nuk duhet…

Alfred Peza e cilësoi si profesionale pyetjen që iu drejtua Kryeministrit Rama nga gazetarja Ambrozia Meta. Në studion e Syri.net, Peza tha se ka qenë një moment nervozizmi nga ana e Kryeministrit Edi Rama.
“Mendoj se ishte një pyetje profesionale, ndoshta ishte një moment nervozizmi, por gazetarët asnjëherë s’duhet të linçohen. Nuk ka pyetje të këqija, pyetjet janë pronë e gazetarëve, ndërsa përgjigjet të personit që pyetet”, tha Peza.

Sipas Pezës, lajmësi dhe gazetari asnjëherë nuk gjykohet, ata që gjykohen janë vetëm politikanët.

A do ti bashkohen shqiptarët kauzës së opozitës?

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili nëse shqiptarët do ti bashkohen thirrjes së opozitës për protestën e 26 majit, ku këtë herë ka një kauzë të fortë që është audiopërgjimi që lidh vëllain e Fatmir Xhafajt, Peza tha se është në të drejtë të qytetarëve të protestojnë.

Për sa i përket debatit mazhorancë-opozitë në lidhje me vërtetësinë e audiopërgjimit, Peza tha se këtë e vendos prokuroria.

‘Për opozitën janë arsye normale që vetë lidershipi i saj dhe grupi parlamentar janë më të shumta për popullin opozitar, arsye që sipas saj janë të drejta.

Ka dy qëndrime lidhur me audiopërgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt, ku opozita pretendon se ka të drejtë, por kemi dhe një qëndrim kundër ky kryeministri dhe mazhoranca thotë se nuk ka të drejtë.

Por ne duhet t’ia lëmë drejtësisë që të gjykojë, dhe e vërteta politika dhe e vërteta juridike nuk janë gjithmonë të njëjta.

Kjo ëhstë prova reale e prokurorisë, pë të treguar paanësinë profesionalizmin dhe shpejtësinë e dhënies së përgjigjes, ku janë përfshirë shumë palë të cilat duan të dinë se kush ëhstë e vërteta.

Ka vetëm një problematikë, që këtij audiopërgjimi nuk po i del askush për sot. Kemi zotin Albert Veliu i cili thotë që se kam bërë unë audiopërgjimin, kemi dhe gazetarin Olldashi i cili thotë që nuk kam qenë aty kur është bërë audiopërgjimi.

Prandaj duhet një veprim sa më i fortë i prokurorisë.

Ka një qasje interesante në Shqipëri për sa i përket organeve të drejtësisë. Politika në Shqipëri në këto 27 vite në raport me prokurorin ka qenë sipas humorit të çështjeve që janë gjykuar. Por tani ëhstë momenti që prokuroria të tregojë të vërtetën.

Unë gjykoj që në demokraci gjërat nuk janë çështje sasie por çështje cilësia. Por masiviteti i pjesëmarrjes së njerëzve tregon se kazua është më e përqafuar. Por të shohim se sa ajo pjesëmarrje do të jetë në harmoni me aksionin opozitar’, u shpreh Peza./Syri.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.