E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj: A ka lidhje posta sekrete e prokurorisë me Vangjush Dakon?
Politikë

Alibeaj: A ka lidhje posta sekrete e prokurorisë me Vangjush Dakon?

Alibeaj: A ka lidhje posta sekrete e prokurorisë me Vangjush Dakon?
 Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me grabitjen e dokumenteve të prokurorisë së Durrësit duke thënë se grabitja e materialeve sekrete nga Prokuroria është dëshmia më e madhe e rënies së shtetit. Ai kërkoi nga Kryeprokurorja e Përkohshme që të sqarojë opinionin publik lidhur me dokumentet sekrete të grabitura dhe institucionit që ato i drejtoheshin.Deklaratë e Enkelejd Alibeaj

Grabitja e postës sekrete në Prokurorinë e Durrësit është një nga aktet më të rënda dhe të paprecedentë në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, as në momentet më kritike të vendit, që të grabiten dokumente sekretë as natën dhe as ditën.

Grabitja e materialeve sekrete për Prokurorinë e Durrësit është dështimi më i madh i rënies së shtetit përballë krimit.

Është dëshmia sesi shteti dhe krimi janë një i vetëm!

Bashkëpunimi i shtetit me krimin ka arritur në nivele të tilla, saqë krimi i organizuar di jo vetëm përmbajtjen e dokumenteve sekrete, por krimi di vendin dhe orën kur ato do të tërhiqen nga korrieri i posaçëm i postës sekrete.

Partia Demokratike i kërkon Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme dhe Policisë së Shtetit të informojë menjëherë publikun se çfarë përmbante posta sekrete, kush ishte në dijeni të dokumenteve dhe cili ishte institucioni marrës dhe dërgues.

A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetime për Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon?

A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për trafikun e drogës nëpërmjet Portit të Durrësit?

Grabitja e postës sekrete për Prokurorinë e Durrësit është një nga shumë provat se marrja e drejtësisë nën kontrollin e Edi Ramës do të thotë se sot drejtësinë e kontrollon krimi i organizuar.

Këtë e provon edhe nxitimi i Prokurorisë së Durrësit për të mohuar rëndësinë e materialeve të grabitura. Deklarata e Prokurorisë është qesharake, sepse grabitësit nuk ja koleksionues të letrave çfarëdo që i shkojnë prokurorisë. Dokumentet e grabitura kanë rëndësi për aktivitetin kriminal të atij që ka urdhëruar grabitjen e tyre.

Çdokush që ka besuar se prokuroria do të performonte ndryshe pas reformës në drejtësi, sot e provoi edhe një herë se gjithçka ishte një iluzion. E vërteta është se pa shkëputjen e lidhjeve të qeverisë nga krimi, situata në vend do të përkeqësohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.