E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj: Berisha e mori sot përgjigjen nga SHBA se çfarë i ndodh një partie që nuk distancohet nga personat ‘non grata’
Publik News

Alibeaj: Berisha e mori sot përgjigjen nga SHBA se çfarë i ndodh një partie që nuk distancohet nga personat ‘non grata’

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka komentuar deklaratat e zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar dhënë për News24.

Alibeaj deklaron se Sali Berisha dhe kushdo që kishte dyshime e mori sot përgjigjen nga SHBA se çfarë i ndodh një partie që nuk distancohet nga personat “non grata”.

“PD nuk do te mbetet peng i asnjë interesi personal. PD nuk do të bëhet mburojë e halleve te askujt. Sali Berisha dhe kushdo që kishte dyshim e mori sot përgjigjen nga SHBA se çfarë i ndodh një partie që nuk distancohet nga personat ‘non grata’.”, shkruan Alibeaj.

Në një intervistë ekskluzive për News24 dhënë gazetarit Sokol Balla, Gabriel Escobar është shprehur i prerë se nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike nëse kjo e fundit do rimerret nga ish-kryeministri.

“Nuk takohemi me të. Është i shpallur. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj”, tha Escobar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.