Alibeaj: Drafti s’është final!
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj thotë se nesër në Konferencën e Kryetarëve nuk shkojnë për negociata me mazhorancën. Ai shpreh se të gjithë duhet të marrin pjesë në proces, duke theksuar se diskutime dhe negociata do të ketë vetëm me aleatët.
Sipas Alibeajt, nesër në Konferencën e Kryetarëve do të shkojë bashkë me Gjakmarkajn, Dumën, Mediun dhe Dodën.
PJESE NGA DEKLARATA
Alibeaj: Opozita ka legjitimitetin e saj për të marrë pjesë në proces për të propozuar një figurë që mos ketë lidhje me sistemin e diktaturës, madje të ketë treguar që ka ditur ti qëndrojë fort. Kriteret e tjera janë dekriminalizimi, integriteti, të qenit i pakorruptueshëm dhe i pa të mos joshet nga pushteti. Për këto kritere flasim ne.
Grupi menduan dhe unë jam bashkë me ta që duke më atribuuar të drejtën për ta çuar para këtë proces, duke mos e konsideruar final këtë draft, ai mund të pasurohet duke i ofruar kolegëve të tjerë që nuk e patën mundësinë të vinin dhe me aleatët që do të thotë një proces konsultimi sa më i gjerë që do të finalizojë qëndrimin final tonin.
Pyetje: U mor ndonjë vendim sot?
Alibeaj: Këto që thashë ishin vendime.
Pyetje: Atë draft e çoni para socialisteve?
Alibeaj: Jo. Nëse nuk është negociatë, nesër është konferenca e kryetarëve, ku kryetari i grupit parlamentar merr pjesë. Nesër ka thjesht konferencë kryetarësh. Nuk ka lidhje për negociatë. Negociata do ketë me aleatët.
Nesër shkoj në konferencën e kryetareve së bashku me anëtarët, Gjakmarkaj, Duma, Mediu dhe Doda dhe zonja tabaku që për momentin nuk ndodhet këtu.
Në mbledhjen e kaluar, secili nga deputetët ka artikuluar kërkesat e veta si e imagjinojnë ata figurën e presidentit.
Presidenti do jetë anti-komunist”/ Alibeaj: Mazhoraca nuk e zgjedh dot me deputetë non-grata
Alibeaj deklaroi se në mbledhje u ra dakord që PD të marrë pjesë në proces, ndërsa shtoi se sipas tij mazhoranca nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kreun e shteti, për shkak se ka 3 deputetë të shpallur non-grata dhe dy të tjerë të arrestuar.
Alibeaj tha po ashtu se ka një dakordësi me PS-në për zgjedhjen e një presidenti anti-komunist.
“Lidhur me draftin do bëj disa sqarime. Ai është një draft që ka sintetizuar sugjerimet e secilit deputet. Është e udhës për këdo që të ketë mundësinë, kohën për të studiuar çështjen dhe për të dhënë sugjerimet. Ajo që unë e kam thënë në titull personal dhe deputetët e thanë fort. Kjo maxhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentin e republikës.
Ka tre deputetë non grata, ka dy deputetë pas hekurave. Ka raportin e DASH. Kjo situatë duhet të bëjë të mendojë këdo. Kjo çështje fillon e ngre krye në raste si kjo kur duhet të marrin pjesë për të përfaqësuar së paku gjysmën e shqiptarëve. Me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë deputetët ranë dakord që të marrin pjesë në proces. E para për të hequr çfarëdo lloj gjurme të hidhur të së shkuarës për të cilat jemi bërë disa herë pishman. Pse nuk morën pjesë në reformën zgjedhore dhe territoriale. Është e qartë për secilin nga ne për shkak të vitit 2008, që në raundin e katërt dhe të pestë që presidenti zgjidhet me 71 vota.
Duhet pjesëmarrje substanciale e opozitës në tre raundet e para. Së treti ajo që është më e rëndësishme, këtu ndjej edhe një kënaqësi personale. Ata që ishin aty kanë një kusht të panegociueshëm. Presidenti republikës i Shqipërisë duhet të zgjidhet një person anti komunist. Ky vend pas 30 vitesh nëpërkëmbje, duhet së pari të japë një shenjë të fortë energjike që presidentin ta ketë anti komunist. Kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



