E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj flet  për aksionin opozitar dhe bashkëpunimin me Berishën
Lajme

Alibeaj flet për aksionin opozitar dhe bashkëpunimin me Berishën

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj u pyet sot nëse ka pasur tentativa për të komunikuar dhe për të njësuar agjendën parlamentare të PD me deputetët mbështetës të Sali Berishës, apo nëse do ketë aksion jashtë Kuvendit, si protestat që ka paralajmëruar Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.

Pasi prezantoi prioritetet e grupit te tij mbeshtetes per kete sesion te ri parlamentr, Alibeaj tha se “deputetët kanë qëndrimin e optikën e tyre për cështjet, për këto cështje s’ka asnjë ndasi mes nesh”.

Alibeaj: Ato që u deklaruan sot ishin prioritetet parlamentare, unë nuk dua asnjëherë të ngelem pas me të shkuarën, çoroditja e opozitës e ka bërë të lehtë Ramës të bëjë përshesh, sot duhet të kalojmë në akte e veprime konkrete, ajo që na bën bashkë janë këto cështje e prioritete, si reforma legjislative dhe kontrolli parlamentar, aksioni politik ai që na bën bashkë.

Disa kanë filluar, reformat, dekomunistiizmi e aty secili do mbajë qendrimin e vet.
Për ne, ajo që na bën bashkë janë këto gjëra, deputetët kanë qëndrimin e optikën e tyre për cështjet, për këto cështje s’ka asnjë ndasi mes nesh.

Pyetje: Berisha ka lajmëruar koalicon me Partinë e Lirisë per zgjedhjet vendore, po grupimi juaj?

Alibeaj: Do ketë një tjetër moment për këtë cështje e udhës sot është të diskutojmë për cështje prioritetet e veprimtarisë parlamentare të grupit parlamentar të PD.
Për të tjerat grupi do mblidhet do vendosë e do diskutojë.

Pyetje: A ka grupi juaj vendimmarrje për nismën për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit?

Alibeaj: Lustracioni, kanë qenë historikisht cështje të nisura e çuara para nga PD, nëse janë penguar janë penguar nga PS e nga vetë Rama. Ne kemi paketën tonë të dekomunistizimit, deklasifikim dosjesh, ndalim të simboleve të komunizmit e lustracionit që është jona e ajo do jetë çështja, lënda që ne do mbështesim pas diskutimeve tona.

Përdorimi i lustracionit për lojëra të vogla politike është shërbimi më i keq që i është bërë kësaj çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.