E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj flet për dosjen “Babale”: Përgëzoj qëndrimin e Salianjit
Lajme

Alibeaj flet për dosjen “Babale”: Përgëzoj qëndrimin e Salianjit

Enkelejd Alibeaj foli në lidhje me dënimin e deputetit Ervin Salianji për një dosje, për të cilën kur u denoncua ishte në krah të tij, por jo kur gjykata mori vendimin që ta burgosë.

Deputeti demokrat deklaroi se i vjen keq për dënimin e Salianjit, teksa e përgëzoi këtë të fundit që u përball me shpatullat e tij me drejtësinë.

Ai shtoi se politikanët duhet të jenë koherentë për sa i përket drejtësisë. Alibeaj refuzoi të komentojë nëse vendimi i gjykatës sa i takon çështjes “Salianji” ishte i drejtë apo i gabuar.

Alibeaj bëri “prapaktheu” duke shprehur pendesë që në të shkuarën ka qenë pjesë e grupit të deputetëve që shkonin në sallën e gjyqit kur përballej deputeti Ervin Salianji.

“Është e rëndë që një individi i kufizohet liria. Në situatën ku jam si politikan, si deputet, duhet të marr njëfarë kohe për t’u zhveshur nga emocionet.

Kisha një lloj keqardhje. Keqardhjen më të madhe e kam për familjarët e Salianjit. Janë ata të parët që ndiejnë…Përgëzoj qëndrimin e Salianjit që mbajti kur shkoi të përballet me dënimin.

Një politikan kur ka një hesap me drejtësinë mban një qëndrim dhe e mban me shpatullat e veta. Dy muaj më parë 2 nga 3 gjyqtarët gjykuan dhe çështjen e vulës.

E gëlltita padrejtësinë e bërë nga ata gjyqtarë, sepse besoj se në politikë duhet të jesh koherent. Në raport me sistemin e drejtësisë nuk duhet të reagonin edhe në këtë çështje”, tha Alibeaj në “Off the Record” në “A2CNN”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.