Alibeaj mbledh gruoin demokrat per zgjedhjen e Presidentit
Enkelejd Alibeaj ka thirrur sërish një takim të grupit parlamentar demokrat.
Në këtë mbledhje, ku të pranishëm janë 23 deputetë, Alibeaj ka sqaruar për marrëveshjen me Taulant Ballën.
Ai tha se janë katër hapa për të cilat është dakordësuar me Ballën:
1. Grupi i PD zgjedh 4 kandidatë.
2. Pala tjetër përzgjedh 2 kandidatë.
3. Ngrihet një grup i përbashkët PD-PS me 6 anëtarë dhe zgjedh 1 kandidat.
4. Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS.
Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i dha të drejtën deputetit Enkelejd Alibeaj të propozojë kandidat për President, në raundin e dytë dhe të tretë.
Ndërkohë, Alibeaj i cili pretendon se është kryetar se e ka komanduar Gazment Bardhi, sot vijoi “teatrin” në selinë blu.
Para takimit me deputetët, ai u takua edhe me disa përfaqësues të aleatëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



