Alibeaj mohon dhunën nga militantët, sulmon Bardhin
Ish-kryetari i komanduar i PD-së së vulës, Enkelejd Alibeaj, ka folur para gazetarëve për mbledhjen e Kryesisë së PD-së ku pati tensione dhe përplasje.
Alibeaj ka thënë se nuk ka pasur tensione dhe dhunë, dhe u shpreh se sa kohë ishte në mbledhje nuk ka pasur asnjë anëtar të kryesisë nën presion.
Ai ka thënë se ka pasur qëndrime të ndryshme, të cilat sipas tij krijojnë emocione të ndryshme.
Nga ana tjetër e ka quajtur qëndrimin e Gazment Bardhit emocional.
“Qëndrimet emocionale mos i merrni parasysh. Qëndrimi i Bardhit deri diku ishte emocional.
Për aq sa zgjati mbledhja asnjë prej anëtarëve të kryesisë nuk kanë qenë nën presion. Ka pasur qëndrime të ndryshme dhe normal ka emocione të ndyrshme”, tha Alibeaj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



