E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj përgënjeshtron Berishën: Fotoja është nga kryeministria. Metoda bolshevike për të manipuluar demokratët
Lajme

Alibeaj përgënjeshtron Berishën: Fotoja është nga kryeministria. Metoda bolshevike për të manipuluar demokratët

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me fotomontazhin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes pamjeve akuzoi Gardën e Republikës se ka marrë nën kontroll selinë e PD-së.

Alibeaj shkruan se fotoja e publikuar nga Berisha në fakt nuk ndodhet në taracën e selisë së Partisë Demokratike, por është një foto e shkrepur në vitin 2019 ku gardistët janë filmuar mbi taracën e kryeministrisë.

Sipas deputetit të PD-së, ish-kryeministri po përdor metoda bolshevike me qëllim manipulimin e demokratëve për hallet e tij personale.

ku pamje nga Garda e Replikës mbi kryeministri shfaqen sikur ndodhen mbi selinë e Partisë Demokratike.

Alibeaj përmes një reagimi të bërë në facebook ka postuar fotot reale që ish-kryeministri i ka montuar sikur ndodhen

“Shpifjet, akuzat e rreme apo fotomontazhet ndaj cdokujt qe mendon kunder ishin dhe mbeten metoda bolshevike me te cilat funksionoi regjimi i shkuar dhe nostalgjiket e tij qe jane ende ne qarkullim. PD nuk eshte peng i se shkuares dhe e mentaliteti enverist. Selia e saj eshte e demokrateve dhe nuk ka as forca speciale as police te Edi Rames ne te.

Fotomontazhet e halleve te Sali Berishes jane sa shpifese aq dhe te deshperuara, si cdo akt i tij gjate muajve te fundit. Ne epoken moderne te internetit me nje kerkim ne google gjendet lehte se fotomontazhi i SB eshte nje foto e shkrepur ne vitin 2019 ne tarracen e kryeministrise.

Sic manipulon keto foto, manipulonte dhe me demokratet per hallin e tij gjate ketyre muajve. Por tani eshte koha per te lene pas te shkuaren.

Demokratet zgjodhen te ardhmen dhe keto manipulime qesharake vetem konfirmojne qartas se kane bere zgjedhjen e duhur”, shkruan Alibeaj në facebook.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.