E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj pranon se ndoqi  shembull  Lapajn dhe Shabanin:Mezi i mbusha mendjen Megit!
Lajme

Alibeaj pranon se ndoqi shembull Lapajn dhe Shabanin:Mezi i mbusha mendjen Megit!

Enkelejd Alibeaj është një tjetër politikan që ka përdorur të njëjtën skemë si Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani.

Në listën me kandidatë ka vendosur tre pjesëtarë të familjes së tij, dy vajzat dhe nënën e tij.

Këtë e ka pranuar publikisht dhe vetë Alibeaj, ku në rrjetet sociale tregon dhe strategjinë që ka përdorur duke futur familjarët në listat e mbyllura.

Sipas Alibeajt, ligji është i keq ndaj dhe është detyruar që të bëjë këtë skemë. Pra njësoj si Lapaj dhe Shabani, Alibeaj ka menduar për të siguruar veten në garë duke u tallur kështu dhe me opinionin publik.

“LISTA TË HAPURA 100%!

Ligji i keq të detyron të bësh strategji ! E kam thënë që në 26 korrik 2024 kur pazari Rama-Berisha mbylli listat! Për këtë arsye, familjarët u vendosën në listën e mbyllur, me garancinë për t’u dorëhequr menjëherë.

Po, është e vërtetë! Pas konsultimit me të 37 kandidatët e listës së hapur, vendosëm si koalicion që familjarët tanë të ishin në listën e mbyllur.

Nga ana ime, vendosa Nëna Valin, Gean dhe Megin deri ne rregjistrim te listës. Por, kaq ishte momenti i lavdisë… dhe i stresit të tyre!

Nesër, dorëhiqen! Me gëzim madje!

V.O.:  … unë e di sa u lodha t’i mbushja mendjen Megit të futej në listë! Imagjinoj çlirimin e saj nesër!”, shkruan Alibeaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.