E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj zbardh diskutimet  me zyrtaren e DASH:   Morëm garanci për një opozitë pro amerikane dhe…
Lajme

Alibeaj zbardh diskutimet me zyrtaren e DASH: Morëm garanci për një opozitë pro amerikane dhe…

Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimi me zyrtaren e lartë të DASH. Sipas tij në diskutim është folur për cështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, por edhe shtetin e së drejtës.

Alibeaj po ashtu tha se gjate diskutimit nga zyrtarja e larte e DASH mori garanci per nje opozite demokratike dhe pro amerikane. 

“Pata kënaqësinë që të prisja zyrtaren e DASH. Diskutuam dhe folën për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke përballur. Çështje që lidhen me zgjedhjet, krimin e organizuar, shtetin e së drejtës. Po kështu edhe çështje të rëndësishme si ajo e luftës kundër korrupsionit.

Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien që PD ka pasur me SHBA. Me kënaqësi vura re dhe pashë mbështetjen që SHBA kanë me PD. Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH për mbështetjen e një opozitë të fortë dhe të qëndrueshëm, një opozite pro amerikane që sheh nga e ardhmja. Sfidat prekin të gjithë Shqipërinë. Ky është preokupimi i PD”, tha Alibeaj.

Ndërsa i pyetur nëse u përmend emri i Berishës në takim, Alibeaj tha: Ju më njihuni se në takime diplomatike thuhet për ato çështje që janë të rëndësishme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.