E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alizoti: Nëse e kemi hak, futini brenda të gjithë të na qëllojnë me vezë!
Lajme

Alizoti: Nëse e kemi hak, futini brenda të gjithë të na qëllojnë me vezë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka mbajtur një qëndrim të fortë në Kuvend lidhur me përplasjet mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve gjatë tubimit para Parlamentit. Ai akuzoi drejtpërdrejt qeverinë se po ushtron dhunë ndaj qytetarëve, me qëllim mbrojtjen e imazhit të deputetëve.

Gjatë fjalës së tij, Alizoti solli në vëmendje edhe një rast të rëndë nga protesta, ku një qytetar u dërgua në spital pasi u ndje keq dhe u rrëzua duke goditur kokën.

“Shpresoj mos të jetë e vërtetë, një protestues është në koma. E gjithë kjo dhunë për të mbrojtur identitetin dhe sharmin e deputetëve”, deklaroi ai.

Deputeti demokrat komentoi gjithashtu edhe episodin e hedhjes së vezëve ndaj përfaqësuesve politikë, duke ironizuar situatën dhe duke e lidhur me reagimin qytetar ndaj politikës.

“Zoti Peleshi, në radhë të parë, 30 pikat që keni sjellë ju janë absurde. Nuk është ndonjë nder që i bëni dikujt që të flasë në Parlament. Njerëzit janë të mërzitur me Parlamentin dhe kanë të drejtë, sepse këtu ka vetëm teatër.

Keni arrestuar dje një nënë me fëmijë, ndërkohë që banda e Elbasanit, banda e Durrësit kontrollojnë të gjithë sistemin elektoral, kontrollojnë të gjithë Shqipërinë. Dhe, shpresoj mos të jetë e vërtetë, një protestues është në koma. E gjithë kjo dhunë për të mbrojtur identitetin dhe sharmin e deputetëve.

Le t’ju gjuajnë me vezë të gjithëve, nëse jeni bërë për vezë. Parlamenti përfaqëson popullin shqiptar, ku gjysma janë në rrugët e botës, ndërsa pjesa tjetër ka humbur gjysmën e pasurisë së shqiptarëve.

Ju dilni këtu dhe na thoni se keni fituar. Çfarë keni fituar ju? Shqiptarët janë nëpër botë për të punuar; nuk lajnë dot pleqtë e tyre, por lajnë pleqtë e botës. Unë nuk e kuptoj se çfarë është gjithë kjo krenari.

Krenari është të mbash një samit? S’është krenari samiti. Shqipëria është pa bukë!

Kaloni Dajtin do ju kujtohet Luli vocerr!

Nëse e kemi bërë hak, futi brenda të gjithë të na qëllojnë me vezë,” u shpreh Alizoti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.