E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Allum Enterprises”  pa  adresë
Lajme

“Allum Enterprises” pa adresë

“Allum Enterprises” është duke proceduar prej 5 muajsh për të qenë blerësja e aksioneve të kompanisë ARMO, të cilat aktualisht zotërohen nga një bankë private. Kompania e themeluar në Angli në Qershor të vitit 2017 dhe e regjistruar në Shqipëri në Gusht në vitit 2017, ka deklaruar në ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Biznesit si adresë të zyrës së saj në Tiranë, Kulla 1, kati 6 apartamenti 15, Tiranë. Bëhet fjalë për ndërtesat që njihen si kullat binjake në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Klan Plus kërkoi të kontaktonte me zyrtarë të kësaj kompanie, por në adresën që ajo ka deklaruar, ndodhej një tjetër kompani, “Parker Lloyd Group”. Persona brenda kësaj zyre, që nuk i përkisnin kompanisë “Allum Enterprises”, pohuan se drejtuesit e kompanisë “Allum Enterprises” pritet të vijnë në këtë zyrë së shpejti.

“Allum Enterprises” rezulton që ka hyrë në një marrëveshje siguruese me Bankën Credins për shumën 2.3 miliardë lekë, pasi ARMO kishte marrë pranë kësaj banke një hua me këtë vlerë dhe nuk i ka shlyer ato.

Kompania “Allum Enterprises” e krijuar në Gusht të vitit të kaluar në Londër është drejtuar nga Ajit Prasad dhe Suman Mitra, njëri mjek dhe tjetri me profesion hotelier. Të dy janë me nënshtetësi britanike, por me origjinë nga India.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit jepet vetëm emri i administratorit shqiptar, Jeton Bajrami ndërsa aksionerët nuk janë bërë të ditur.

Pronarët e fundit të ARMO-s, shpallën falimentin duke lënë dhjetëra miliona euro borxhe ndaj shtetit dhe punëtorëve, ku detyrimi tatimor i krijuar në vite nga ARMO llogaritet në rreth 260 milionë euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.