Alma Bektashi i dha fund martesës 25-vjeçare për shkak të tradhtisë
Këngëtarja Alma Bektashi ka rrëfyer disa detaje të jetës personale, duke treguar për probleme psikologjike, emocionale, dhe vështirësi financiare pasi ka ngecur në një proces civil të divorcit që zgjati prej dy vitesh. Ajo ka shprehur bezdi për ngërçin gjyqësor dhe mungesën e një psikologu për fëmijët, duke shpresuar të gjejë zgjidhjen sa më shpejtë për situatën e tyre familjare. Alma Bektashi fitoi famë në vitin 1994 me këngën “Ti nuk më tradhëton” dhe këto ngjarje të fundit lidhen me zgjidhjen e martesës pas një tradhtie të zbuluar nga e dashura e bashkëshortit të saj.


Çfarë ndodhi dy vite më parë?

Alma Bektashi mori famë me duetin hit “Ti nuk më tradhëton” me Aleksandër Gjokën, në Festivalin e Këngës ‘94, ndoshta nuk e kishte imagjinuar se djali që njohu në atë kohë në Tiranë dhe krijoi familje më pas, do vinte një ditë që do ta tradhtonte.
Pas 25 vitesh martesë me djalin nga Tirana, Sokol Stafa, Alma iu drejtua Gjykatës së Tiranës me padi për zgjidhje martese për shkak të një tradhtie që u zbulua nga vetë e dashura e bashkëshortit të saj.
Kanë qenë miqtë e përbashkët që janë habitur kur kanë parë “Instagramin” e psikologes me foto ku i deklaron publikisht dashurinë burrit të Almës, ndërkohë që ata ishin ende të martuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



