Almeda Abazi KA BËRË DY OPERACIONE PLASTIKE

Tolga u shpreh se Almeda ka bërë vetëm dy ndërhyrje në hundë, por nuk ka bërë asgjë tjetër:
“Ka bërë dy ndërhyrje në hundë por nuk ka bërë asgjë tjetër. Por habitem me faktin sesi mund të bëhen çështje dite fotot e moshës 15-vjeçare”, u shpreh ylli i kinematografisë turke.

Pak ditë më parë, edhe Almeda u detyrua t’u kthejë përgjigje të gjithë atyre komentuesve që e akuzojnë për ndërhyrje:
“Nuk kam asgjë kundër ndërhyrjeve estetike, por nuk e kuptoj pse flisni për diçka që s’e kam bërë? Nuk keni lajme të tjera për të bërë? Pse vazhdoni të flisni për diçka që e kam sqaruar? Me kohën, do t’ju jap lajme që të flisni. Meqë ra fjala, ju i keni parë fotot e mia të 12-13 viteve më parë. Çfarë po bëni tani, për Zotin? S’doja të flisja për këtë temë dhe s’doja të harxhoja kohën, por më detyruat”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



