E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alqi Bllako arratiset, reagon Kryemadhi: Qytetarët presin drejtësi, jo regji me qeveritarë në arrati
Politikë

Alqi Bllako arratiset, reagon Kryemadhi: Qytetarët presin drejtësi, jo regji me qeveritarë në arrati

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me mosgjetjen në banesë nga policia të ish-deputetit socialist Alqi Bllako.

1

Përmes një postimi në facebook Kryemadhi shkruan se qytetarët presin drejtësi dhe jo regji me qeveritarët në arrati.

“Qytetarët presin drejtësi, jo regji me qeveritarë në arrati!

Një pyetje kam për mediat që presin tani vonë arrestimin e deputetit të inceneratorëve: Kush i sponsorizoi sot gjatë ditës lajmet e rreme se arrestimi i Bllakos kishte ndodhur, se po kontrollohej shtëpia e tij, apo ishin të nevojshme që të fitohej kohë për arratisjen?

As udhëtimet në Maltë, Dubai, Singapor apo gjetkë nuk zgjidhin dot gjë tashmë për grupin e strukturuar të inceneratorëve. Bëni gjumin e qetë, se nuk keni parë gjë akoma”, shkruan kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.